Sot në hotelin Mediteran në Ulqin , koalicioni i përbere nga tri subjektet më të mëdha shqiptare Forca, UDSH dhe ASH mbajtën një konferencë të përbashkët për media në të cilën u kanë bërë thirrje publike të gjitha subjekteve politike që veprojnë në Mal të Zi që ti bashkangjitën këtij korpusi politik shqiptarë dhe të veprojnë të gjithë në një listë të perbashkët.
Ky koalicion për herë të parë sot ka dalur edhe me slloganin të cilin do ta përdorin gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare “SHQIPTARËT TË VENDOSUR” .
Kryetri i Forcës,Nazif Cungu tha se, me mbajtjen e kësaj konferece për shtup, dëshirojnë të njoftojnë opinionin publik se objektivi i tyre është që koalicioni të jetë afatëgjatë dhe të thedhohet edhe pas këtyre zgjedhjeve.
Ne kemi të qartë që gjërat që na bashkojnë janë më të shumta dhe më të rëndësishme se ato që na ndajnë, prandaj besojmë që ka ardhur koha që ti japim fund përçarjes politike të shqiptarve dhe të hapim një kapitull të ri të bashkëveprimit politik shiptarë, kjo është arsyeja pse sllogani i fushatës sonë do të jetë ”Shqiptarët të Vendosur”.
Ne shqiptarët në Mal të Zi jemi të vendosur që të bashkohemi për të mbrojtur të drejtat tona, tha Cugu.
Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka tha se, vetë emërtimi i këti koalicioni e tregon se jami të vendosur që të faktorizojmë shqiptarët në Mal të Zi, sepse siç jemi të vetëdishëm vitëve të fundit kemi pasur defaktrizimin e shqiptarëve, tha ai.
Ky koalicion vjen edhe si përgjigje kundrejtë elektoratit shqiptar i cili vite me rradhë e ka dëshiruar bashkimin e shqiptarëve.Duke dashur ti përgjigjemi këtyre kërkesave formuam edhe këtë koalicion i cili është i hapur për të gjitha subjektet politike shqiptare të cilat kanë objektivat e njëjta me këtë koalicion.
Me faktorizimin e shqiptarëve, shum më lehtë do të vijmë edhe deri te rimëkëmbja ekonomike e trojeve ku shiptarët jetojnë.Jemi më së të bindur që me votat drejtuar kësaj liste do të vihet edhe më e lehtë deri te arritja e kërkesave të shqiptarve në MZ të cilat i kërkojnë vite me rradhë . Dëshirojmë që me këtë listë të dëshmojmë që qëdhimet tona janë të sinqerta dhe të drejta dhe që vudhneti jonë politik është i përqëdruar në realizimin e aspiratave të shqiptarve të cilat vite me radhë e mundojnë kombin tonë, tha Zenka.
Kryetari i Alterativës Shqiptare, Gjergj Camaj tha se, i bëjmë thirrje të gjithë strukturave tona partiake të gjithë antarsisë së të tri partive tona, të gjithë votuesve dhe simpatizuesve tonë që të bashkpunojnë ngushtë me një trajtim në këtë fushatë në mënur që koalicioni të veproj si një trup i vetëm.
Koalicioni unë është i hapur për të gjithë dhe ata që besojnë te garancia e programit tonë politik, për të gjithë ata që janë siqerisht të shqetësuar për cenimin e të drejtave tona dhe për braktisjen e trojeve tona u bëjmë thirrje që të bashkohën me ne.
Rilindasit shqiptarë na kanë mësur se vetëm bashkimi bën fuqinë, prandaj koalicioni unë synonë që të shtojë shansat për sukses elektoral të shqiptarve në mënyrë që zëri unë të jetë më i fuqishëm në Podgoricë, tha mes terash Camaj.