Komuna e Tuzit, hapi rrugën deri te shkolla në Kshevë

0

Është përfunduar sot hapja e rrugës deri te Shkolla e Kshevës, njoftohet nga komuna e Tuzit.

Komuna e Tuzit ka përfunduar një tjetër ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën rrugore të vendit, e cila kësaj rralle ju vjen në ndihmë banorëve të fshatit të Kshevës.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor është bërë ndërhyrje në zgjerimin e një pjese të rrugës që çon te shkolla fillore e fshatit e gjitha kjo për të ju ofruar banorëve vendas, e në veçanti prindërve, fëmijët e të cilëve ndjekin mësimin në këtë shkollë, kushte më të mira infrastrukturore, thuhet në kumtesën e komunës së Tuzit.

error: Të drejtat e rezervuara !!