Qeveria “Rama 3” betohet tek presidenti Meta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrat e kabinetit të ri janë betuar sot në orën 10:00 te Presidenti Meta dhe tashmë qeveria e re ka nisur punën zyrtarisht.

Qeveria e re përbëhet nga 12 gra e pesë burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij u betuan tek Presidenti, për të cilin kanë votuar për shkarkim dhe pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fjalën e fundit.

Qeveria “Rama 3” u miratua në parlament në orët e para të së premtes me 77 vota pro.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!