Kajoshaj: Shqiptarët e treguan se nuk janë për vetveten

Kryetari i Kuvendit të KU Tuz dhe kryetar i UDSH-së dega e Malësisë, Fadil Kajoshaj për TV Boin u shpreh i zhgënjyer me rezultatin që kanë arritur paritë shqiptare në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 16 tetor.

Kajoshaj tha se, për fatë të keq edhe një herë shqiptarët e treguan se nuk jemi për vetveten dhe për një interesë të vogël personal shitemi, e di që dikush do të thotë se po ofendoj dikënd, por kuptohet që kemi rënë në një nivel mjaft të ulët si komunitet dhe si popull autokton në Mal të Zi.

Procesin e zgjedhjeve në nivelin e Malit të Zi, Kajoshaj e vlerësoi të zakonshëm me presione të ndryshme dhe me blerje të votave.Ai tha se faji është i vetë votuesve kur pranojnë një gjë të tillë, që ta shesin vetveten për një interes të vogël.

Shperndaje