Kosova dëshiron ta bindë BE-në se do ta përfundojë demarkacionin me Malin e Zi (Video)

Kosova do me çdo kusht që ta bindë Bashkimin Evropian se është e gatshme ta përfundojë demarkacionin me Malin e Zi, por edhe duke ia bërë të ditura dallimet që kanë forcat politike për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, raporton KTV.

Për këtë pritet që të dalin shpejt me një deklaratë të përbashkët të gjitha grupet parlamentare, duke kërkuar kështu përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ky qëndrim ka dalë pas një takimi që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pasur me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Veseli tha se pas hartimit dhe nënshkrimit të kësaj deklarate, do të dalin edhe për vizita në vende të BE-së. Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, pohoi se duhet të dëshmohet jashtë që në Kosovë ka unitet.

Pal Lekaj e Zafir Berisha shprehën edhe njëherë qëndrimet e tyre kundër versionit aktual të marrëveshjes për demarkacion, por kanë treguar gatishmërinë për të qenë pjesë e deklaratës së përbashkët. Në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësues të Vetëvendosjes e as të Listës Serbe.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!