Nimanbegu: Së pari konsultime brenda koalicionit pastaj negociatat me të tjerët

Nënkryetari i Partisë Boshnjake, Sulo Mustafiq dhe kryetarja e Iniciativës Qytetare Kroate Marija Vuçinoviq, dje kanë deklaruar se presin që partitë e pakicave të bisedojnë për dalje me një platformë të përbashkët për negociata pas zgjedhore, pasi që nga ato varet formimi i qeverisë së re.Nga këto dy parti u shprehën që nuk përjashtojnë as bisedimet me opozitën.

Ndërsa deputeti i ”Shqiptarve të Vëdosur” (Forca-UDSH-ASH) Geci Nimanbegu ka deklaruar sot për ”Vijesti” që së pari do të zhvillojnë bisedimet brenda koalicionit dhe pastaj me Partin Boshnjake dhe IQ Kroate.

Unë nuk ja mbulli derën askujt, mbi këtë kaolicion është një përgjegjësi e madhe, tha Nimanbegu.

Nimanbegu para zgjedhjeve kishte deklaruar se ky koalicion do të hyjë në qeverinë e re vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar do të jetë ndërmjetës në mbylljen e marrëveshjes.“Ndërmjetësues mud të jetë vetëm faktori ndërkombëtar, i cili do mundësonte besim dhe kredibilitet që marrëveshja do të realizohet deri në fund,asnjë pushtet i ardhshëm nuk do të marrë përkrahjen tonë pa këtë gjë,kishte deklaruar Nimanbegu.

Siç mëson gazeta ”Vijesti” nga qarqet diplomatike, edhe funksioneri i Alterativës Shqiptare Nik Gjeloshaj të njëjtën gjë ka deklaruar në takim me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brajan Ji./Malësia.ME/

Shperndaje