Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, tha se deri më tani Kosovës i ka munguar “infrastruktura njerëzore”, prandaj ka thënë se kabineti i tij qverisës do të angazhohet në kryerjen e punëve, ose do të shkojnë të gjithë në shtëpi.
Haradinaj tha se sikur zyrtarët t’i zbatonin detyrat që i kanë marrë përsipër, edhe papunësia do të zhdukej.
“O kanë me u kry detyrat, ose kemi me shku në shpi të gjithë, prej meje e deri te i fundit”, tha shefi i Qeverisë.
“Kosovës i ka munguar zbatimi i detyrave dhe besoni që nëse zbatohen detyrat dhe kryhen punët, edhe papunësia do të zhdukej. Nëse e marr unë një vendim që i dedikohet shëndetësisë, ai duhet të mbërrijë te pacienti dhe kështu me radhë”, u shpreh Haradinaj.