Aliji pritet si hero në Maqedoni

Futbollisti i Kombëtares Naser Aliji, është pritur si hero në qytetin e lindjes në Kumanovë.

Mbrojtësi i Baselit është pritur ri hero në Kumanovë, përkatësisht Likov. Qytetarët e këtij vendi i kanë organizuar një pritje madhështore.

Kryetari i Likoves tha:

Ne si popullat e kësaj ane jemi dy herë krenar, një herë jemi krenar për Kombëtaren që ka aritë sukses dhe krenar jemi që birin ton e kemi në Kombëtare.

Unë të urojë së pari në vetëdijen tënde,ku me dite se sa të mira materiale të kishe në këtë botë nuk vlejnë sa ka vlejtur kjo vetedija jote. Mua më gëzoi fakti që një bashkëqytetar i imi një bashkëkombas i imi, nuk zgjedhi rrugen e të mirave materiale por zgjedhi rrugen e asaj që është e shënjtë dhe e shënjtë është Kombëtarja.Dhe gjithmonë duhet të mbetet Kombëtarja e shënjtë në mëndijet tona dhe në gjeneratat e reja, dhe kështu ndihmohet populli kështu ndihmohet vatani, por duke ndihmuar popullin dhe vatanin ndihmon edhe vetën.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!