Maratona e Pavarësisë 2015, Shkodër-Ulqin

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, si zakonisht, organizon një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntorit.

Edhe këtë vit, më 28.11.2015, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, tashmë për të katërtin vit me radhë, organizon MARATONËN E PAVARËSISË 2015, Shkodër – Ulqin.

Caku fillestar, gjegjësisht nisja, do të jetë përballë Bashkisë së Shkodrës, me fillim në orën 9:30, ndërsa përfundimi do jetë përballë ndërtesës së Komunës së Ulqinit. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në kontaktet:

+382 30 411 302; +382 69 333 663; +382 67 911 9221;
e-mail: [email protected]; [email protected]

Midis të tjerash, për tre fituesit e garës do ketë shpërblime.
Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ.

Bëhu edhe ti pjesë e garës!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!