Sot masivi pyjor në malin e Visitorit është kapluar nga zjarri dhe cdo moment po zgjerohet më shum, kurse tymi ka mbuluar luginen e Plavës dhe Gusisë.
Ditet e fundit shum banor në Grope-Martina dhe Sharkinaj po pastrojn livadhet e tyre dhe mbeturinave po u vën flaken. Ende nuk dihet nese zjarri është vën aksidentalisht apo kjo gjë është bë me qellim të krijimit të hapsirave për kullosa.Vendbanimet janë të rrezikuara, zjarri është afruar shum afer shtëpive.
Nga autoritetet zyrtare nuk është ndermarre ende ndonje hap për shuarjen e këti zjarri, ndoshta edhe për shkak të terenit teper të vështire.
Mali i Visitorit është pike mjaft atraktive për turist vendor e te huaj, është një nga pikat më të larta në Plavë e Guci me pamje mahnitese, gjendet pran Liqenit të Plavës.