Jakupi kërkon vende në Qeveri!

Lideri i Partisë qendrore shqiptare për integrime (PQSHI) dr.Isat Jakupi ka biseduar të premten me drejtorin politik të Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Milosheviq.

Në bashkëbisedimin e gjatë, konstruktiv dhe miqesor kemi analizuar situatën politike në vend, me vëmndje të veçantë në zonat ku jetojnë shqiptarët si popull autokton, tha Jakupi.

Jakupi tha se ata si parti politike duhet të kenë përgaqësuesit e tyre në pushtetin ekzekutiv, dëshirojmë të jemi faktor, e jo dekor, tha ai.

Jakupi në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit ka dalur në koalicion me Lidhejn Demokratike shqiptare të cilët nuk arritën të fitojnë deputetin, mbartësi i kësaj liste Nikollë Camaj kishte deklaruar se Jakupi kësaj liste i ka sjellur 4 vota.

Shperndaje