Camaj: Na janë ofruar funksione të ndryshme, por vendosme mos të hyjmë në Qeveri

Vendimi për të mos qenë pjesë e qeverisë së re të mandatarit Zdravko Krivokapiq u mor unanimisht, tha njëri nga përfaqësuesit e Listës Shqiptare, Nikollë Camaj.

“Ka pasur shum oferta, u ofruan funksione të ndryshme, në fund, ne vendosëm të mos të jemi pjesë e saj,” tha Camaj.

Bisedimet midis mandatarit dhe përfaqësuesve të Listës Shqiptare, në një moment dukej se mund të çonin deri te marrëveshja, por në fund kjo nuk ndodhi.

Disa nga kërkesat kryesore të Listës Shqiptare ishin ndërtimi i portit në Ulqin, mbrojtja e Valdanosit dhe Kriporës, ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe pjesëmarrja proporcionale e shqiptarëve në të gjitha organet dhe institucionet publike, përfshirë gjyqësorin.

Kishte gjithsej 20 kërkesa kryesore, dhe njëra prej tyre ishte që investimet në zonat ku jetojnë shqiptarët të jetë pesë përqind nga buxheti vjetor të kapitalit. Mes tyre ishte gjithashtu kërkesa për decentralizimin e pushtetit.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!