Gjeloshaj: As për postin e kryeministrit, nuk do isha larguar nga drejtimi i komunës së Tuzit

0

Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj deklaroi për Radio Antena M se as për postin e kryeministrit nuk do ishte larguar nga drejtimi i komunës së Tuzit.

Gjeloshaj u shprehë i hapitur me shkrimet e disa mediave që posti i zv.kryeministrit i ofruar nga mandatari ishte për të.

Ai theksoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, pasi që për të drejtimi i komunës së Tuzit është shumë e rëndësishme dhe një pjesë të jetës i ka kushtuar formimit të saj.

Nuk ka funksion për të cilën do të largohësha nga drejtimi i komunës së Tuzit, as për pozitën e kryeministrit, tha Gjeloshaj.

Ai tha se nuk mund të merrnin përgjegjësi të jenë pjesë e qeverisë e cila nuk do të jetë e sukseshme.

Malësia.ME

error: Të drejtat e rezervuara !!