Peja dhe Gucia me ofertë të përbashkët të turizmit kulturor

0

Komuna e Pejës dhe Komuna e Gucisë pas binjakëzimit kanë bashkuar forcat e tyre për një bashkëpunim më të afërt duke hartuar projektin e përbashkët “Trashëgimia kulturore – Thesar i rajonit ndërkufitar”, e cila prek temën e turizmit kulturor.

Ky projekt është përkrahur nga fondet e “EU-Programi për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Malit të Zi dhe Kosovës”, të cilët do të financojnë 85 për qind të projektit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë bashkëfinancim nga dy komunat dhe do të zgjasë 24 muaj. Projekti ka të bëjë me diversifikimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e ofertave turistike kulturore, që përfshin këto dy komuna.

Ndër të tjerat kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri theksoj se ky është një projekt, i cili ka vënë hapat e parë të bashkëpunimit më të afërt në mes të këtyre dy komunave dhe në të ardhmen presim të vazhdojmë edhe më tepër këtë bashkëpunim duke i diversifikuar potencialet tona natyrore dhe kulturore dhe t’i paraqesim si një destinacion unik përgjatë shtegut të ecjes Majat e Ballkanit, apo Via Dinarica për eksperiencat e çdo vizitorit.

Njëherë ky projekt do të ketë edhe aspektin ekonomik duke ndikuar direkt në ngritjen e numrit të vizitave në këto destinacione, diversifikimin e ofertës turistike, të cilat mund të ofrohen si eksperienca të reja nga Tour Operatorët dhe punësim të guidave të reja kulturore, qëndrim më të gjatë të vizitorëve në destinacion dhe mundësi, që të gjitha shërbimet t’i ngrisin të hyrat e tyre.

Ndërsa, kryetarja e Komunës së Gucisë, Anela Çekiq u shpreh se ju ka gëzuar përfitimit të këtij projekti dhe kjo është iniciativa e parë pas binjakëzimit të komunave, e cila ndikon në zhvillimin dhe diversifikimin e ofertave të përbashkëta turistike në mes të Gucisë dhe Pejës. Gucia edhe pse komunë e vogël ka shumë për të përjetuar.

Potencialet turistike, kulturor dhe natyrore me të cilat disponon do të jenë në dispozicion për të gjithë vizitorët. Përmes këtij projekti do të ngrisim shërbimet dhe qasjet më të lehta për vizitorët në të dyja destinacionet (Guci dhe Pejë).

Ky projekti ka paraparë llojshmëri të aktivitete, të cilat do të ndikojnë në pasurimin e jetës shoqërore të popullatës në të dy vendet, të cilat do të mundësojnë një lidhje edhe më të ngushtë dhe do të ketë shumë aktivitete kulturore për vizitorë.

Muhaxheri dhe Çekiq falënderojnë BE-në, të cilët ju kanë besuar këtë fond për zhvillimin e këtij projekti dhe ngritjen e vlerave dhe eksperiencave turistike.


error: Të drejtat e rezervuara !!