KKSH kërkon nga Ministria e Kulturës së Kosovës mbeshtetje për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi

Sot, së bashku me sekretarin e Këshillit Kombëtar z. Lindon Gjelaj, zhvilluam një takim pune me Ministrin i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës Z. Hajrullah Çekun me bashkpuntor. Në takim shprehem kërkesat tona për nevojën bashkpunimit, koordinimit e mbeshtetjes institucionale, për projekte dhe aktivitete konkrete.

Veçuam nevojën e mbështetjes për Librin dhe botimet në gjuhën shqipe.

Qarkullimi ngjarjeve kulturore që shfaqen në Kosovë e Shqipëri edhe në trevat shqiptare në Malin e Zi, (shfaqe teatrale, promovime, ekspozita, shfaqe të Ansamblit Kombëtare etj.

Projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashigimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ndërsa Ministri Çeku ka shprehur mbështetje të plotë për realizim të projekteve konkrete për promovimin dhe ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Shperndaje