Komuna e Tuzit ndan 300 mijë euro subvencione për prodhuesit bujqësorë

Buxheti i parashikuar prej 7.9 milionë euro është një shifër që dëshmon se Komuna e Tuzit është e vetëqëndrueshme dhe nëse sigurisht kemi parasysh faktin që nuk i menaxhojmë disa resurse që janë në territorin tonë dhe sjellin të ardhura të konsiderueshme, siç është tregu dhe ujësjellësi, tha Shtjefën Camaj, këshilltar i Demokratëve në Kuvendin Komunal të Tuzit. Camaj thekson se Komunën e Tuzit e pret zhvillim i fuqishëm në të gjitha fushat në periudhën e ardhshme.

Fillimisht zhvillimi i infrastrukturës, ku parashikohet shifra gati katër milionë euro. Bashkësitë lokale kanë dorëzuar programe zhvillimore në sekretariatin kompetent.Të gjitha kërkesat e bashkësive lokale sa i përket infrastrukturës janë në projektbuxhet, gjë që dëshmon se kërkesat e qytetarëve në të gjitha bashkësitë lokale janë marrë seriozisht.

Gjithashtu, aty është edhe shifra prej 294 mijë euro subvencione për prodhuesit bujqësorë, dukshëm më e lartë se ajo e buxhetit për vitin 2021.

Për sport, edhe sivjet shifra është dukshëm më e lartë se ajo e vitit të kaluar, gjegjësisht për këtë vit është planifikuar të ndahen 360 mijë euro për institucionet sportive. Në thelb nuk mund të jemi indiferentë ndaj një projektbuxheti të tillë, madje as opozita dhe pres që ta mbështesin një buxhet të tillë – tha Camaj.

Se buxheti për vitin e ardhshëm është një tjetër dëshmi se dy të mëparshmit janë projektuar dhe realizuar me zgjuarsi, konsideron edhe Mevlludin Dizdareviq këshilltarë i Partisë Boshnjake.

Konkretisht për projektbuxhetin për vitin 2022, besoj se ai është zhvillimor dhe në këtë kuptim është vetëm vazhdimësi e dy të mëparshmeve. Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se buxheti për investimeve kapitale është rritur me rreth një milion e dyqind mijë, që është pothuajse një e treta. Kjo do të krijojë parakushte më të mira për zhvillimin e komunës dhe gjithashtu do të tërheqë investitorë – thekson Dizdareviq.

/Malësia.ME/

Shperndaje