Mesazh i keq nëse drejtori i HE Piva mbetet në detyrë

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka vlerësuar se do të ishte mesazh i keq nëse drejtori i HE Piva, Radomir Radonjiq, do të mbetej në detyrë, pasi në rrjetet sociale ofendoi popullin shqiptar dhe deputetin, Genci Nimanbegu.

Në programin e mëngjesit të RTMZ-së, gjatë shfletimit të shtypit, Gjeloshaj tha se sot kemi një situatë shumë të keqe në të cilën zyrtari publik fyen popujt, bashkësitë fetare dhe deputetët.

Ai tha se, janë dërgua kaq shumë fjalë fyese, saqë pyet a është e mundur që nuk është shkarkuar ende.

Gjeloshaj apeloj tek organet kopetente që të reagojnë sa më parë si dhe personi në fjalë të largohet nga pozita e rëndësishme që kryen.

“Sanksionet, 20 për qind nga paga, është diçka e mizore, duke marrë parasysh atë që ka shkruar, apo ka thënë zyrtari publik dhe për fat të keq ashtu mendon, sepse atë që mendon ai edhe e ka shkruar, dhe mesiguri e trensmeton edhe te punonjësit, familja, shoqëria dhe këtë duhet ta parandalojmë”, tha Gjeloshaj.

Të gjithë deputetët të mbështesin shkarkimin e qeverisë

Duke folur për situatën politike në Mal të Zi, ai tha se do të ishte logjike dhe morale që nisma për ndryshimin e qeverisë aktuale të fillojë nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, në mënyrë që të lihet afati për një marrëveshje të mundshme për një qeveri të re apo kalimtare.

Ai tha se shumica e qytetarëve dhe deputetëve mendojnë se situata aktuale politike në Mal të Zi nuk është e qëndrueshme. /Malësia.ME/

Shperndaje