Zenka: Abazoviqit i është ofruar të jetë kryeministër?

Kriza aktuale politike në Mal të Zi ka arritur kulmin dhe po kërcënon edhe marrëdhëniet ndëretnike, tha në një intervistë për Euronews Albania kryetari i UDSH Mehmet Zenka.

Sipas tij, dalja nga kjo krizë mund të jetë vetëm me formimin e një qeverie të re proevropiane. Zenka gjatë intervistës tha se zv.kryeministrit aktual, Dritan Abazoviq, i është ofruar mundësia që ta drejtojë një qeveri të tillë, e cila do të kishste mandat të caktuar.

Zenka gjatë intervistës nuk përmendi se nga kush ka ardhur oferta për Abazoviq, por duke pasur parasysh se partia e tij është e afërt me PDS, lë të kuptohet se partia më e madhe opozitare, është e gatshme të përkrah një qeveri në të cilën as ajo vetë nuk do të merrte pjesë. A është kjo shenjë e shqetësimit për situatën në vend, apo e shenjë e dëshpërimit, vështirë të thuhet, pasi nga kjo parti asnjëherë nuk e kanë përmendur një mundësi të tillë./TvTeuta/

Shperndaje