Miratohet plani financiar i Komunës Urbane të Tuzit për vitin 2016

Është miratuar plani financiar i Komunës Urbane të Tuzit për vitin 2016, me 12 vota pro të DPS-it ,UDSH-së dhe Partis Boshnjake, kundër ishin tre këshilltarë të LDnëMZ , të përmbajtur ishin këshillataret e Iniciativës Qytetare, Alternativës Shqiptare dhe SDP-së.

Polemika më e madhe në seancën ishte pika për sportin për të cilen janë të parapara 100.000 eura.Tri orë këshilltarët e opozitës përsëriten se nuk janë kundër që të investohet kaq shumë në sport, por kjo metodë e shpërndarjes ngjan në manipulim dhe keperdorim të fondeve.

Elvir Kajoshaj (PDS) tha se sportistave ju duhet gjithmonë ndihma për të arritur rezultate të sukseshme dhe në këtë mënyr sportistave u ndihmojnë edhe komunat tjera në Mal të zi.Ai tha se palestra sportive është e rëndësishme dhe ne presim që relazimi i planit të fillojë në vitin 2016 dhe të përfundojë në vitin 2017.

Sanda ZejniloviQ (PDS) nuk pajtohen që janë ndarë shumë para për sportin, do ishte fatë që të ishin ndarë më shumë se 15 përqind e buxhetit për sport që fëmijët tanë mos të rritën rrugash tha ajo.

Nikollë Camaj u përgjigjë se nuk është problem sa para janë planifikuar për sport por si janë shprënda ato, as kund në bëtë nuk ndollë që të gjitha mjetet e parapara për sport ti shkojnë vetem një klubi (KF Deçiq),e dikuj zero.Camaj tha se dikush bën shpërlarje parash përmes KU Tuzit.

Gjergj Camaj (Alternativa Shqiptare) pyeti a është reale që për furnizimin me ujë të zonave rurale të parashikohën vetëm 5.000 euro ndërsa 24,000 euro shkojnë për ndihmën sociale afatshkurte për të cilën askush nuk e paraqet raport.A thua kemi aq mjete që për sport të shprëndajmë 15 përqind të buxhetit ndërsa për bujqësi nuk është e paraparë as një euro. Ai vuri në dukje paratë që janë paraparë për mirëmbajtjen e stadiumit të KF Deçiq.A kemi fonde për mirëmbajtjen e diçkaje që sështë e jona dhe për atë që është e jona nuk kemi.Komuna e Podgoricës nuk do t’ia dijë për klubin edhe pse është i tyre.

A mund të themi se plani financiar është zhvillimor në qoftë se në të nuk kemi tregun, kopshtin për fëmijë, vorrrezat e qytetit, nuk kemi as një projektë ku do të hapen vende të reja pune.

Nuk ju shërben për nder që as një cent mos të parashikoni për bujqësinë tha Smail Çunmulaj, ai tha se nuk janë kunder as një klubi edhe sporti, ai theksoj që këtu ka keqperdorim të mjeteve dhe se ktu duhet te marren organet e hetuesis.

Halil Dukoviq tha se nëse dikush mendo që ka keqpërdorim edhe të një centi të marrin dokumentet dhe ti dërgojë atje ku duhet në gjykatë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!