Agjencitë për komunikimet elektronike të Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Maqedonisë kanë dërguar një projekt-marrëveshje në ministritë kompetente për përafrimin e çmimeve të roamingut me ato në Bashkimin Evropian që nga viti 2018.
Kjo do të thotë se çmimet do të barazohen me trafikun e brendshëm telefonik, i cili përfundimisht do të rezultojë në heqjen e romingut, raporton Pobjeda.
Rregullatorët informuan ministritë përkatëse se Bullgaria tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Maqedoninë për barazimin e çmimeve në roming me trafikun vendas dhe ka njoftuar se do të kërkojnë ta bëjnë këtë me nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes së vitit 2014.
Ndryshe, me një vendim të mëhershëm të Komisionit Evropian dhe me miratimin nga Parlamenti i Evropës, të gjithë operatorët mobilë në BE nga 15 qershori nuk u paguajnë parapaguesve të tyre shërbimet e roamingut.
Si rrjedhojë, të gjithë parapaguesit e operatorëve të BE-së do të mund të përdorin telefonat e tyre celular jashtë shtetit amë, dhe këtë ta bëjnë me çmime të njëjta siç janë marrë vesh me operatorin në vendin e tyre.