Gjeloshaj mysafir i emisonit ”Dnevnica”, ndihmon dy familje nga Malësia

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ishte mysafir i emisioit ”Dnevnica” në Tv Vijesti. Ai punoi në një qendër automobilistike, në sallon të qeramikës dhe në një restorant për të fituar dhe siguruar fonde për të ndihmuar dy familjet Gjurashaj dhe Lulanaj nga Malësia.

Emisija "Dnevnica"

Jam i lumtur që kemi mundur të rikthejmë buzëqeshjen në fytyrat e këtyre fëmijëve dhe këtyre familjeve, tha Gjeloshaj pas emisionit.

Gjeloshaj thekson se nuk duhet të shohim vetëm veten dhe nevojat tona, ndërsa shumë njerëz përreth nesh kanë shumë pak. Ai është i lumtur që ka pasur mundësinë të ndihmojë në këtë mënyrë, dhe të jetë një pjesë e projektit të emisionit ”Dnevnica”.

Gjeloshaj në kompanin Simant arriti të fitoi 400 euro, në Art Ceramik 1.150 euro, Restorant Troja 770 euro si dhe 245 euro nga të punësuerit në komunën e Tuzit. Në total 2.815 euro për familjet Gjurashja dhe Lulanaj.

Emisija "Dnevnica"
Emisija "Dnevnica"
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!