Kajoshaj: Të mbyllën të gjitha ndërmarrjet e Kryeqytetit në Tuz

Nëse do jemi të detyruar të mbyllim QKI ”Malësia”, sepse kryeqyteti nuk do ta financojë atë nga buxheti i tij edhe pse ata janë të detyruar si themelues të këti institucioni, ne do të mbyllim të gjitha objektet e ndërmarrjeve të kryeqytetit në territorin tonë, mes tyre edhe ndërmarrjn ”Deponia” e cila ndot vendbanimet tona, tha Fadil Kajoshaj, Kryetar i Kuvedit të Tuzit.

“Ne e kemi thënë disa herë se presim që QKI ”Malësia” të financohet nga buxheti i kryeqytetit. Me ligj duhet të jetë kështu. Nëse jo, atëherë ne do të mbyllim të gjitha objektet e kryeqytetit në territorin tonë për një periudhë të caktuar kohore. Së pari do ta mbyllim Deponinë sepse është ndotës dhe një helmues i vërtetë mjedisor.

Nga kjo ndërmajrrje lëshohen gazra, helme, erë të pakëndshme, djegie të mbeturinave dhe goma dhe është e padurueshme. Qytetarët e Omerbozhaj, Dinoshës, Rrogathit dhe Dheut të Zi… e dinë më së miri se si është të jetosh pranë Deponisë, “tha Kajoshaj.

Ai tha se më së rëndësishmi është të mbyllet ko ndërmarrje dhe se me këtë do të merret këshilli për ndarjen kufitare mes kryeqytetit dhe komunës së Tuzit.

“Nëse do të merresha unë me këtë, do të zgjidhja me lehtësi gjithçka. Thjesht do të mbyllja Deponinë dhe gjithçka do zgjidhej. Nëse kjo nuk i pëlqen dikuj, le ta kaloj atë diku tjetër, kudo që dëshiron, por ajo nuk do të ishte në territorin tonë.

Ajo është në territorin tonë. Nëse nuk duan të gjejmë një gjuhë të përbashkët, kur bëhet fjalë për deponinë që është në interes të të gjithëve, le të kalojnë dikun tjetër. Në Kryeqytet duhet të dinë një gjë, se kur ndahemi, është njësoj si dy vëllezër – secili ka pjesën e vet dhe e rregullonë territorin e ti ashtu si dëshiron, dhe mbeten miq, “tha Kajoshaj.

Kajoshaj thekson se nuk ka asnjë vullnet nga Kryeqytetit që ndarja kuiftare me komun e Tuzit të bëhet sa më shpejt.

Unë kurrë nuk jamë lavdëruar për marrëdhënje të mira me Kryeqytetin. Madje publikishtë kamë deklaruar që kryeqyteti nuk është korrekt dhe real./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!