Serbia vazhdon me barriera ndaj Kosovës – po destabilizon edhe Bosnjën e Malin e Zi

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia shtiret se është pro bashkëpunimit rajonal, por një gjë të tillë nuk e praktikon asnjëherë në zbatimin e marrëveshjeve.

Tutje Osmani thotë se Serbia, në këtë mënyrë po shkakton destabilizim edhe në vendet e rajonit në Ballkan.

”Argumentet tjera kanë të bëjnë me procesin e Integrimit Europian. Një gjë duhet ta dijmë, ka një sërë iniciativash rajonale që më herët janë iniciuar, që janë bërë në mbështetje të plotë, edhe të vendeve siç është Gjermania”.

”Në procesin e Berlinit, kanë filluar disa prej këtyre iniciativave, të tjerat kanë ekzistuar edhe më herët. Problemi themelor gjithmonë ka qenë i njëjti, nuk ka qenë mungesa e gatishmërisë së Kosovës, por ka qenë mospërmbushja e obligimeve që kanë dalë nga këto iniciativa nga ana e Serbisë”.

”Pavarësisht se çfarë ka nënshkruar Serbia, qoftë në procesin e Berlinit, ata në praktikë e kanë bërë të kundërtën. Pra fakti që CEFTA kërkon që të eleminohen barrierat, kurse Serbia vazhdon të paraqes qindra barriera edhe jotarifore në raport me mallrat e Kosovës, duke krijuar kështu një disbalanc total tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo tregon se ata nënshkruajnë kot iniciativa rajonale”.

”Ata e bëjnë sa për sy e faqe, e bëjnë për të treguar se kinse janë pro bashkëpunimit rajonal përderisa në të njëjtën kohë, destabilizojnë Kosovën, destabilizojnë Bosnjën, destabilizojnë Malin e Zi dhe tentojnë të paraqiten kinse fqinj të mirë kinse nuk janë. Nuk është problemi tek mungesa e iniciativave, problemi është që në ato iniciativa ne e kemi një shtet, që bllokon gjithçka dhe i cili nuk iu përmbahet asnjërës prej këtyre premtimeve”.

”Kryeministria vet ka kërkuar që ai takim të jetë i mbyllur, nuk ka qenë kërkesa ynë, prandaj nuk do ishte në rregull të tregohej se çfarë kemi diskutuar”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!