Ndryshimet fillojnë në janar?

Në fillim të vitit të ardhshëm mund të pritet përfundimi i krizës qeveritare, e cila sipas informacioneve të deritanishme të “Vijesti” ka shumë gjasa të rezultojë me “rënien” e qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe formimin e kabinetit të pakicës.

Si opozita ashtu edhe një pjesë e qeverisë po mendojnë që në janar të paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Dje, Përfaqësuesi Special i BE-së për Çështje Rajonale, Miroslav Lajçak, bëri thirrje për nevojën e zgjidhjes së problemit për shkak të të cilit një pjesë e sistemit – kryesisht gjyqësori – është i bllokuar me muaj të tërë.

Në një intervistë për portalin “Buka” të Banja Lukës, ai tha se qeveria malazeze aktualisht nuk ka shumicën në parlament dhe se ky problem duhet të zgjidhet. Sipas tij, është e nevojshme që Mali i Zi të ketë një qeveri pro-evropiane, prioritet i së cilës është integrimi, por edhe një qeveri që të ketë forcën “të kalojë propozimet e saj në parlament”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!