Shkrela: Situata shqetësuese , por jo alarmante

Gjendja aktuale në Mal të Zi është shqetësuese, por jo edhe alarmante, tha përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe anëtari  i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Luigj Shkrela, duke komentuar mbi shpërthimin që ndodhi mbrëmë në Podgoricë .

“Situata e tanishme është shqetësuese. Megjithatë,asnjë rast sado që është i rëndë dhe emocionalisht, nuk do ta kisha lidhur me situatën alarmante.Ne kemi pasur raste  edhe më të rënda ” , tha Shkrela për  Portal Analitika. Sipas tij,  për të pasur një situate  alarmante duhet të lindin “pasoja më të thella dhe më të rënda.” Shkrela është i mendimit  se duhet të merren  të gjitha masat për të luftuar ngjarjet e ngjashme në të cilat, siç u tha, nuk janë imune  as shtetet me kapacitet më të madh dhe me traditë të sigurisë .

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!