Zgjedhjet presidenciale me 15 prill

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq, ka shpallur sot zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi me 15 Prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahej pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se 50% të votave.

Brajoviq ka kumtuar se për këtë ka njoftuar presidentin aktual Filip Vujanoviq dhe adresat relevante ndërkombëtare. Ai shprehu besimin se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në një atmosferë pozitive, çka do të konfirmojë Mali e Zi si lider të rajonit në integrimet evropiane.

Deri tani asnjë parti apo grup politik nuk ka dalë me kandidat për zgjedhjet presidenciale, por pritet që kjo të ndodhë në dy javët e ardhshme. Kandidati për president i Partisë demokratike të socialistëve, DPS, pritet të shpallet në fillim të muajit shkurt, kur është paralajmëruar shpallja e emrit edhe nga ana e Frontit Demokratik.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!