Grubi-Abazoviq: Marrëdhëniet e Maqedonisë së V. dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera

Zv. kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi realizuan një takim online, të cilët biseduan për marrëdhëniet bilaterale në mes dy vendeve.

Mali i Zi është një shtet mik dhe partner i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e vendit tonë me Malin e Zi janë ndërtuar përmes dialogut dhe bashkëpunimit të mirë.

Për këto dhe tema tjera aktuale bisedova sot gjatë një takimi online me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast e urova Abazoviqin për postin e zv. kryeministrit por edhe për realizimin e suksesshëm të politikave kyçe të cilat janë në favor të të gjithë qytetarëve në Mal të Zi.

Gjatë këtij takimi unë dhe Abazoviq u pajtuam se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, miqësia me partnerët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rruga e përbashkët drejt Bashkimit Evropian janë vlerë e shtuar për zhvillimin e rajonit dhe në veçanti për paqen dhe stabilitetin, njoftuan nga kabineti i Grubit.

Nga kabineti i Abazoviq njoftojnë se në takim u theksua se, nuk ka çështje të hapura midis dy vendeve. Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore janë një shembull mbi të cilin duhet të mbështetet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje Abazoviq.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!