Më 18 janar 2021 në paralelen e shpërndarë në Milesh të Shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz filluan punimet në nxemjen qendrore (me pelet).
Si rrjedhojë e kësaj nxënësit tonë do të gëzojnë kushte më të mira të procesit mësimor.Realizimi i projektit po bëhet nga Komuna e Tuzit në bashkëpunim me OJQ “HORIZONTI” në krye me aktivistin-humanistin, Omer Kajoshaj. Në kuadër të këtij projekti është edhe rrethimi i oborrit të shkollës me mur, çka i siguron nxënësit dhe vozitësit e automjeteve nga ndonjë aksident.
Dua të theksoj se z. Kajoshaj më herët realizoi edhe ndërtimin e një klase të re në këtë shkollë dhe tualetet e saj, çka edhe pati premtuar për nxemje se do të vazhdojë më tej, premtim ky, që po realizohet këto ditë në kohë kur nxënësit mësimin po e zhvillojnë nga shtëpia.Në emrin tonë, të nxënësve dhe prindërve e falënderojmë z. Kajoshaj dhe Komunën e Tuzit për këtë projekt!
Me respekt,
Drejtor
Mr. Luigj Dedvukaj

