Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të mundësojë funksionimin e këndëve të lojërave për fëmijë në dy javët e ardhshme, nga data 20 janar deri më 3 shkurt, me certifikatë kovid dhe sigurimin e të paktën 10 m2 hapësirë për person dhe funksionimin e të gjitha lokaleve hotelierike deri në mesnatë, me kusht që të mos lejojnë muzikë me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe muzikantëve apo DJ-ve.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq. Galiq theksoi se në lokale lejohet vetëm muzika nga altoparlantët. Ai ka thënë se shkak për këto masa ka qenë zvogëlimi i numrit të pacientëve në javën e fundit, për 40 për qind.
Megjithatë, duke pasur parasysh se numri i të infektuarëve të ri në baza ditore është ende i lartë, pavarësisht nga tendenca e përgjithshme e rënies, të gjitha masat e tjera mbeten në fuqi.