URA dhe opozita dorëzuan iniciativën për shkarkimin e Qeverisë

Deputetët e LQ URA dorëzuan sot në Kuvendin e Malit të Zi nismën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë.

Iniciativa u nënshkrua nga deputetët e LQ URA, Partia Social Demokrate (SDP), Social Demokratët (SD), Partia Boshnjake (BS), Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar dhe nga disa deputetë të Partisë Demokratike të socialistëve (DPS).

Nuk do të simulojmë proceset, nuk do të zvarrisim vullnetin e shumicës së qytetarëve të cilët duan stabilitet, reforma dhe rrugën drejt BE-së. Tashmë kemi dërguar iniciativën në procedurë parlamentare, në bazë të së cilës do të shihet nëse qeveria aktuale ka mbështetjen e shumicës së deputetëve – kanë bërë të ditur nga LQ URA./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!