Serish gazë në Kuvend, Policia largoi deputetët me dhunë, Haradinaj dha dorëheqje

Situatë kaotike në Kuvendin e Kosovës. Opozita nuk ka lejuar as sotë zhvillimin normal të seancës duke hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës.

Mes tensioneve politike brenda dhe jashtë sallës, Kuvendi i Kosovës u mblodh në seancë plenare dy ditë pas festimeve dhe protestave të 8-vjetorit të Pavarësisë.

Jashtë godinës, ishin mbledhur një numer i madh i mbështetësve të opozitës ndërsa Parlamenti ishte rrethuar nga një numër i madh forcash policore, brenda tij pati prani të mëdha të sigurisë. Gjithë këto masa sigurie nuk penguan opozitën që të lëshonte gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit edhe atë për tre herë me radhë, ndërkohë që pati edhe përleshje fizike në sallë. Sigurimi largoi me dhunë nga salla 19 deputetë të opozitës mes tyre liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, Aida Dërgutin, Fisnik Ismaili, Ramush Haradinajn dhe deputetë tjer.

Pasi që sigurimi i largoi deputetët nga salla policia filloi ti arrestoi ata një nga një.

Përfaqësuesit e opozitës vlerësuan se dhuna ndaj deputetëve opozitarë është e papranueshme. Përgjegjës për përshkallëzimin e situatës e kanë bërë Hashim Thaci dhe Isa Mustafën.

Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë këtë të premte dorëheqjen nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, përmes një komunikate për shtyp.

“Duke parë se, Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një institucion për mbulimin e shkeljeve kushtetuese që ka bërë Qeveria; duke parë se Kuvendi është shndërruar në një vend, ku deputetët tërhiqen zvarrë nga policia me urdhër politik; dhe duke parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaron Haradinaj në komunikatën për shtyp.

Shperndaje