Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë , Gent Cakaj është takuar sot në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri Jashtëm Gent Cakaj ka folur për punën e bërë për bashkimin në një listë të partive politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ndërsa u bë e ditur se e njëjta punë do bëhet edhe për partitë politike shqiptare në Malin e Zi
Në këtë angazhim ka shprehur mbështetjen edhe Kosova shprehimisht nga ana e Konjufcës i cili e deklaroi këtë gjatë deklaratës për shtyp me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ndodhet në Kosovë ku është takuar edhe me Kryemnistrin Albin Kurti dhe Presidentin Hashim Thaçi ku përmendi se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të kenë më kufij mes tyre.