Gjeka dhe Gjeloshaj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste!

Sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është duke u zhvilluar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Përveç delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë të ftuar kanë qenë edhe shumë personalitete tjera nga rajoni dhe bota. Një nga të ftuarit është ish kryeministri i Britanisë së Madhe z.Tony Blair. Po ashtu pjesë e listës së të ftuarve të nderit do të jetë dhe kreu i së majtës europiane në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, si dhe Martin Schultz.
Dy personalitetet e Parlamentit Europian pritet të përshëndesin punimet e Kongresit me anë të video-konferencave. Po ashtu Kongresi i socialisteve do të nderohet nga ish-Kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema.
Nga rajoni të pranishëm janë politikan nga Kosova (Albin Kurti), nga Maqedonia, Mali i Zi etj.
Nga shqiptarët e Malit të Zi të pranishem janë deputetët Nik Gjeloshaj, Halil Dukoviq dhe ish kryetari i Komunës së Ulqinit z. Fatmir Gjeka.
Asambleja ka filluar në orën 10:40 dhe fjalën i pari e mori Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
Të rikujtojmë se Partia Socialiste është partia politike më e madhe në Shqipëri e cila në krye të saj ka kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama./Malësia.ME/
PS2PS3
Shperndaje