Krivokapiq: Mali i Zi duhet të kujdeset për shqiptarët e vet

Kryetari i SDP Ranko Krivokapiq ka marrë pjesë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Partisë Socialite z. Edi Rama.

Sipas një deklarate të SDP, Rama i është falenderuar z. Krivokapiq në marrëdhënie të mira mes dy shteteve.

“Kryetaret e dy partive janë shprehur se vetem partitë e majta mund të jenë garantuese të shteteve qytetare” është deklaruar nga SDP.

“Shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë përbërëse e këtij shteti dhe kjo duhet të jetë kështu përgjithmonë, por edhe Mali i Zi duhet më shumë të kujdeset për shqiptarët” është shprehur Krivokapiq

Krivokapiq në Tiranë ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e socialistave europian Sergej Stanishev dhe me kryetarin e socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian Gianni Pittella dhe me kolegë të tjerë nga rajoni dhe Europa./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!