Rashica kërkohet në Seria A dhe Premier League

Talenti shqiptar Milot Rashica ka marr vëmendjen e klubeve nga ligat më të forta në botë pas paraqitjeve të mira në këtë sezon te Vitesse.

E përditshmja italiane Calciomercato raporton se Rashicën nga afër janë duke e ndjekur Ajaxi dhe PSV-ja, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe Napoli, Southamptoni, Evertoni dhe Tottenhami.

Ai deri më tani në kampionatin holandez ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka asistuar pesë të tjerë.

Rashica është një nga talentët më të mëdhenj dhe e ardhmja e mesfushës së Kombëtares me shumë mundësi do të jetë në duart e tij në vitet në vazhdim.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!