Gjukanoviq kandidati presidencial i PDS-së

Kreu i Partisë Demokrtike të Soocialistëve Milo Gjukanoviq do të jetë kandidati i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale, vendosi kryesia e partisë.

Gjukanoviq tha se është i nderuar me vendimin e organit më të lartë të partisë.

“Ky vendim është një shprehje e përgjegjësisë sime për nevojat aktuale dhe të ardhshme të Malit të Zi,” tha Gjukanoviq.

Orientimi im personal ishte ndryshe, megjithatë, kur merri me punë me të cilen merrem unë për më shumë se një çerek shekulli, atëherë keni obligime partiake personale dhe sociale, tha Gjukanoviq.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për datën 15 prill dhe afati i fundit për dorëzimin e kandidaturës është 26 mars.

Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve ka konfirmuar deri tani kandidaturat presidenciale të Hazbia Kallaç, Vasilie Miliçkoviq dhe Marko Millaçiq.

Pjesmarrje në zgjedhje kanë njoftuar edhe Mlladen Bojaniq, Draginja Vuksanoviq, Goran Daniloviq dhe Dragan Hajdukoviq ndërsa Gjorgje Bllazhiq sot e tërhoqi kandidaturën e tij dhe përkrahi Mlladen Bojaniq./Malësia.ME/

Shperndaje