Rritja e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës dhe të lumit Buna është evident. Niveli është duke iu afruar nivelit kur mund të shkaktojë probleme të mëdha kur është fjala për rrezikimin e drejtë për drejtë të banoreve të amvisërive dhe të objekteve tjera, ka theksuar shefi i shtabit operativ për mbrojtje dhe shpëtim Mirsad Muliq, transmton rtcg.
Ai ka theksuar se shtabi operativ në vazhdimësi përcjell situatën dhe është në kontakt të përhershëm me shërbimet dhe organet kompetente, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror. Sistemi i mbrojtjes dhe shpërthimit gjithnjë është në gatishmëri të plotë me tërë materialin disponues dhe ruserset njerëzore dhe do të reagojë në pajtim me zhvillimin e situatës, ka theksuar Muliq.