Shkon në 13 numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, prof. Dr Boban Mugosha, tha që deri sot janë regjistruar 13 raste të koronavirusit në Mal të Zi.

“Sonte zbuluam edhe tre të tjerë, në total pesë sot, që e çon numrin në 13 raste të koronavirusit të zbuluar në Mal të Zi.

Kjo tregon, se epidemia po përhapet . vuri në dukje ai

“Kjo tregon se nuk respektuam atë që rekomandohet – që të ruajmë distancën shoqërore, të kujdesemi për veten dhe të tjerët. Kjo flet për zakonet tona që duhet ti harrojmë tani ”, theksoi Mugosha.

Ai tha se rekomandimet dhe urdhrat duhet të respektohen./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!