Gjeloshaj, priti në takim ministrin e Bujqësisë

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, priti në takim ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, z. Aleksandar Stijoviq si dhe sekretaren shtetërore znj. Nikolina Mishniq.

Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i Komunës, z. Ivan Ivanaj si dhe sekretarja e Sekretariatit për bujqësi, znj. Ismeta Gjoka.Kryetari Gjeloshaj, uroi ministrin dhe sekretaren për detyrën e re si dhe shprehu dëshirë dhe gatishmëri për bashkëpunim ndër institucional.

Ai e njoftoi ministrin me investimet e reja që do të bëhen në territorin e Komunës së Tuzit, konkretisht në njërin nga sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit, siç është ai i bujqësisë, investime të cilat jo vetëm rrisin të ardhurat e komunës sonë, por janë edhe masë mbështetëse për bujqit dhe fermerët vendas.Nga ana tjetër, ministri Stijoviq, përgëzoi Komunën e Tuzit për fokusin që ka në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, si dhe theksoi që mbështetja nga ana e Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, për bujqit dhe fermerët e kësaj komune nuk do të mungojë.

Gjithashu temë diskutimi ishte edhe ujësjellësi i zonave rurale dhe problematika e mungesës së ujit në këto zona.Mbas takimit ata vizituan edhe sh.p.k.“Red Comerc”, e cila bën grumbullimin e prodhimeve bujqësore në territorin e Komunës së Tuzit.

Komuna e Tuzit!

May be an image of një ose më shumë njerëz, people sitting dhe E brendshme
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!