Kërkohet plotësimi i ligjit për diskriminim

Në Mal të Zi, ekziston diskriminimi edhe krahas angazhimeve në shlyerjen e tij dhe ka ende mjaft punë për tu bërë në këtë lëmi për të arritur rezultatet e dëshiruara, është vlerësuar në Konferencën e sotme, në temën “Ligji , politika, shoqëria dhe diskriminimi” .

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Shuqko Bakoviq, ka deklaruar se s ka dyshim se diskriminimi si dukuri ekziston dhe se ai ndodh që është thellë i rrënjosur në raportet shoqërore dhe paragjykimet. Zëvendësi i mbrojtësit të drejtave të njeriut Sinisha Bjekoviq, ka pohuar se janë të domosdoshme ndryshime në ligjin për ndalimin e diskriminimit.

Kryetari i Këshillit të Kuvendit për të drejtat e njeriut,Halil Dukoviq, ka theksuar se ky trup ka ndërmarr aktivitete të shumta në lëmin e avancimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Këshilltarja e presidentit të Malit të Zi, në lëmin e të drejtave të njeriut, Sonja Tomoviq-Shundiq, ka deklaruar se të drejtat e njeriut janë dëshmi e demokracisë të një shoqërie. Konferencën e sotme e ka organizuar institucioni i mbrojtësit të drejtave dhe lirive të njeriut në bashkëpunim me fondacionin Kondrad Adenauer, OSBE-n  dhe Këshillin e Evropës./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!