Memorandum bashkëpunimi midis institucioneve publike dhe OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”

Sot, në ambientet e Komunës së Tuzit u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim midis institucioneve publike dhe shoqatës joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi” (NU „Djeca Crne Gore“).

Memorandumi u nënshkrua në mes të Komunës së Tuzit, Gjimnazit “25 Maj, QKI” Malësia dhe shoqatës joqeveritare ” Fëmijët e Malit të Zi “.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi në nivel lokal dhe zhvillimi i shërbimeve për të rinjtë nëpërmjet zhvillimit të vullnetarizmit, shqyrtimin e nevojave të të rinjve në Tuz dhe aktivizimi i të rinjve. Projekti ka filluar me 1 prill dhe do të vazhdojë deri me 30 nëntor 2016. Projekti është mbështetet financiarisht nga Fondi për Qytetari Aktive.

Objektivi i përgjithshëm është mbështetja cilësore për të rinjtë në komunitetin e Tuzit nëpërmjet fuqizimit të klubit të volonterëve në Gjimnazin “25 maj” dhe krijimi i partneriteteve me komunitetin lokal./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!