Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në kryeqytet, ku Milo Gjukanoviq fitoi një rekord prej 54,532 vota, ose 51 për qind, tregojnë se Partia Demokratike e Socialistëve me partnerët e koalicionit, SD, Partin boshnjake dhe partitë shqiptare ka shanse reale për të mbrojtur pushtetin në kryeqytet, shkruan Pobjeda.
Zgjedhjet lokale në Podgoricë janë planifikuar për në 27 maj dhe sipas njoftimeve, opozita do të shfaqet të paktën në tri kolona: tashmë është promovuar koalicioni mes Demokrateve dhe URA, është dakorduar koalicioni DF-SNP dhe është paralajmëruar mundësia e bashkëpunimit mes SDP-së Ranko Krivokapiq dhe Demos Miodrag Lekiq. Në këto zgjedhje pritet të dal edhe Prava Crna Gora e Marko Milaciq.
DPS në Podgoricë që nga zgjedhjet presidenciale në 2013 është në prapambetje kur Miodrag Lekiq fitoi pesë mijë vota më shumë se Filip Vujanoviq. Ky dallim është rritur në gjashtëmijë vota në zgjedhjet parlamentare me tendencën e rritjes së mëtejshme.
Kandidati i pjeses me te madhe të opozitës Mladen Bojaniq në zgjedhjet presidenciale fitoi 38,752 vota ndersa Draginja Vuksanoviq 8,717 vota.
Kjo do të thotë se Gjukanoviq fitoi 7,063 vota më shumë se këta dy kandidatë të opozitës parlamentare.
Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale në Tuzi fitoi 4,995 vota dhe është rezultati më i mirë i arritur ndonjeher nga një kandidat presidencial. Ky rezultat është për 1,700 vota më shum se në zgjedhjet parlamentare dhe 2,100 vota më shum se në zgjedhjet lokale, që do të thotë se Gjukanoviq mori përkrahje të fortë nga partitë shqiptare që nuk janë dominante në Malësi.
Anëtari i KK të PDS në Tuz, Nikollë Gegaj, në një deklaratë për Pobjeda, tha se Mali i Zi edhe në këto zgjedhje presidenciale e kaloi provimin me notën më të lartë të mundshëm si shtet qytetar dhe multietnik.
Gegaj tha se është kënaqësi të njoftoj se Gjukanoviq në Malësi fitoi 5.000 vota ose 85% e votuesve që dolen në votime ndërsa partitë opozitare vetëm 15%.
Jam i bindur se të njëjtin fat do t’ë kenë edhe në zgjedhjet lokale në Podgoricë. Fitorja e Gjukanoviq do të thotë forcimin e paqes, stabilitetit, prosperitetit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal dhe evropian – tha Gegaj.