Ivanaj: Komuna në shërbim të qytetarëve nga Trieshi e deri në breg të Liqenit

Nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj për malësia.me u shprehë më se i kënaqur me reagimin e institucioneve lokale gjatë ditëve të karantinës.

U munduam të jemi pranë çdo qytetari tonë që nga Trieshi e deri në breg të Liqenit, thekson ai.

Ivanaj shprehet se gjendja është normalizuar dhe raste të reja të infektuarve nuk kemi, dhe ky është shpërblimi më i mirë që mund të marrim nga izolimi i tërësishëm që e kaluam. Po, njëkohësisht kjo është edhe përgjigja për ata të pakët që izolimin e quanin si masë të tepërt.

A jeni të kënaqur me angazhimin e komunës gjatë kohës së karantinës?

Së pari, punën tonë e vlerësojnë qytetarët dhe për ne vlerësimi i tyre është më meritori. Edhe pse nga pozicioni i funksionarit Komunal, mund të tingëlloj tendencioz, por pa frikë se do të jam subjektiv, jam më se i kënaqur me reagimin e institucioneve lokale, gjatë ditëve kur Malësia pothuajse ishte e mbyllur në tërësi. Ne si Komunë reaguam shumë shpejtë, morëm masa adekuate dhe u angazhuan të gjitha strukturat komunale, të cilat, përveç profesionalizmit treguan edhe një humanizëm të pa parë deri me tani në Malësi.

U munduam të jemi pranë çdo qytetari tonë që nga Trieshi e deri në breg të Liqenit. Por, i gjithë angazhimi i organeve Komunale do të ishte i pamjaftueshëm , po mos të ishin ne vijën e parë të frontit ata të cilet meritojnë çdo lëvdat, vullnetarët e Malësisë, të cilët me të vërtetë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm. Të gjithë duhet të jemi mirënjohës dhe krenar me punën e tyre.

Si e komentoni reagimin e qytetarëve për të respektuar masat?

Qytetarët tonë me të vërtetë dinë ta tregojnë veten atëherë kur duhet! Kësaj herë, ata i zbatuan të gjitha këshillat dhe rekomandimet e ekspertëve të shëndetit publik dhe të Komunës, jo pse u friguan, por sepse qytetarët ishin të vetëdijshëm se vetëm kështu, duke e mbajtur distancën dhe duke qëndruar në shtëpia, do t’ia dalim, dhe, se vetëm kështu ruajm vetën por edhe të tjerët. Malësia ka qenë e njohur per burrëri, trimëri, bujari, besnikëri, e nga kjo situat edhe për një disiplinë dhe përgjegjësi të pa parë deri me tani.

A jeni të kënaqur për bashkupinimin me pushtetin qëndror dhe intitucionet tjera relevante për koordinimin e situatës së krijuar në Tuz?

Bashkëpunimi me Këshillin Nacional Koordinues, Institutin e shëndetit publik dhe institucionet tjera ishte në nivel të lartë. BKN ishte pothuajse 24 orë në shërbim të Komunës tonë, dhe duhet cekur se përveç ndihmes materiale organet qeveritare ndihmuan shumë edhe me logjistik, sepse për të gjithe ne kjo nuk ishte një situat e zakontë, dhe doemos këshillat e ekspertëve të lemive të ndryshme ishin më se të nevojshme.

Mendimi juaj për mbështetjen e diasporës dhe përkrahjes së madhe financiare që keni pasur?

Mbështetja dhe ndihma nga diaspora jonë nuk ka munguar kurrë! Por, kësaj herë kjo ndihmë ka pas rëndësi të veçantë, sepse e dimë se edhe bashkëkombësit tonë atje ku jetojnë janë në të njëjtin rrezik si ne, dhe me siguri se kjo pandemi paraqet rrezik edhe për shendetin e tyre por edhe per ekonominë e vendit ku jetojnë . Megjithatë, ata, ashtu si gjithmonë, kur Malësia kishte nevojë, e ndhimuan materialisht dhe moralisht.

Përveç diasporës, Komuna u ndihmua edhe nga biznismenet dhe individet e shumtë Të gjithë së bashku, neve si Komunë, na ndihmuan që këtë situat ta përballojmë më lehtë, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës.

Si është gjëndja aktuale në komunën e Tuzit?

Gjendja mund të themi se është normalizuar, natyrisht aq sa lejojnë rrethanat në të cilat jemi. Qytetarët ngadalë po mësohen me rregullat e reja, të cilat po ashtu po i respektojnë në mënyrë të përpiktë. Kemi një numër të konsiderueshëm të të shëruarve, dhe na gëzon fakti se edhe te infektuarit e tjerë jan në gjendje stabile shëndetësore.

Raste të reja të infektuarve nuk kemi, dhe ky është shpërblimi më i mirë që mund të marrim nga izolimi i tërësishëm që e kaluam. Po, njëkohësisht kjo është edhe përgjigja për ata të pakët që izolimin e quanin si masë të tepërt.

Mesazhi juaj për qytetarët tonë për çështjen e covid-19?

Së pari dua t’i uroj të gjithë për disiplinën dhe përkushtimin që treguan atëherë kur ishte nevoja. Tuzi dhe Malësia u bënë shembull se si një vatër epidemiologjike shuhet dhe shndërrohet në një mjedis të sigurt. Gjithashtu, të dashur qytetarë, tani duhet tu përmbahemi masave aktuale, masave që ndërmerren për ta ruajtur shëndetin tuaj, të fëmijëve tuaj, te moshuarve dhe të gjithë neve. Jam i bindur së se bashku do ia dalim! Komuna e Tuzit, si dhe deri tani, deri në përfundimin e kësaj krize, do të jetë në shërbimin tuaj 24 orë. Durimi dhe disiplina, mbajtja e distancës dhe higjiena, janë armiku më i madh i këtij virusi, prandaj le ti aplikojmë të gjitha këto!

Shperndaje