Sondazhi: PS fiton e vetme zgjedhjet e 25 prillit

48-52% e shqiptarëve do të votonin për Partinë Socialiste nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Është ky rezultati i sondazhit të 7 dhe të fundit të institutit italian Piepoli transmetuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV. Kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga procesi zgjedhor, qytetarët shqiptarë votojnë në shumicë për Partinë Socialiste duke i dhënë në zgjedhjet e 25 prillit 69-73 mandate deputetësh.

Ndërsa 39-43% të qytetarëve të pyetur janë përgjigjur pro koalicionit PD-AN, thënë ndryshe 46-58 mandate, duke shënuar rritje krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Sipas sondazhit parashikohet që LSI të marrë 3.5 deri në 7.5% të votave ose 8-10 mandate duke shënuar tkurrje të ndjeshme nga zgjedhjet e 2017. Parashikohet që në zgjedhjet e 25 prillit PSD e Tom Doshit të fitojë një mandat, sikurse dhe Nisma Thurje dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit. Secila nga këto parti parashikohet të marrin nga 0-2% të votave.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!