Deputeti i Alternativës Shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj ka deklaruar se në shënjë proteste ndaj veprimeve të fundit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi do bojkotoj punimet e këtij Parlamenti.
Ai gjithashtu ka ftuar organet kompetente të merren më këtë ngjarje përdryshe ai do i dorezoj Prokurorit akuzen penale ndaj Akademisë dhe autorit të fjalorit. Deputeti Gjeloshaj ka qene i vetmi deputet shqiptar në këtë Parlament i cili e ka denuar dhe denoncuar këtë akt të turpshem. Ai në seancen e djeshme ka thënë se shqiptaret nuk janë ardhacak në këto troje, nuk janë pushtues, okupator apo imponues, Malësoret janë shqiptar si gjithë shqiptaret tjerë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë në facebook të deputetit Nik Gjeloshaj.
Të nderuar qytetar,
Në shenjë proteste ndaj veprimeve të fundit të Akademisë së shkencave dhe arteve të Malit të Zi, kam vendosur të largohem nga punimet e Parlamentit të Malit të Zi deri sa ta shohë të arsyeshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë kthimin tim në këtë Parlament.
Apeli im është që edhe deputetët tjerë shqiptar të largohen nga Parlamenti dhe të aktivizohen në mënyrë që të gjithë bashkarisht të “zgjojmë” organet kompetente që të reagojnë dhe ta ndalojnë botimin e këtij fjalori i cili përhap urrejtje nacionale, fyerje të ndjenjave kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve.
Në qoftë se brenda kompetencave të saja për disa ditë Prokuroria nuk reagon, atëherë unë si deputet do i dorëzoj Prokurorit akuzën penale ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe autorit të këtij fjalori, me kërkesë që fjalori të ndalohet dhe Akademia dhe autoret të përballën me ligjin për atë që kanë bërë.