Gjeloshaj: Jemi popull autokton (Video)

Deputeti Nik Gjeloshaj dje në Parlamentin e Malit të Zi, ku po diskutohej shkarkimi i Kryetarit të Parlamentit dhe votimi i ministrave të rinj, ka shfrytëzuar rastin duke folur rreth çështjes së botimit të fjalorit nga Akademia e Shkencave dhe arteve në Mal të Zi.
Ai ka reaguar ndaj deklarates se Akademise ku Gjeloshaj është ftuar të lexoj më me vemëndje fjalorin.

Më poshtë mund të lexoni tekstin e plotë të deputetit Gjeloshaj mbi këtë çështje ose ta shikoni videon në gjuhen malazeze.


I nderuari Kryetar, të nderuar kolegë, qytetar të Malit të Zi

Në fillim të diskutimit tim nuk do merrem më pikën e parë të rendit të ditës, por do merrem me dicka që gjatë këtyre ditëve mua dhe bashkëkombasve të mi ju ka terhequr vemëndjen dhe kjo ka të bëjë më publikim e fjalorit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Me qenë se e shikoj që për mediat në Mal të Zi dhe shumicën e partive politike kjo nuk është interesante, do mundohem ti përgjigjem reagimit të drejtuesve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Mal të Zi. Do bazohem në titullin ku thuhet “me vemëndje lexoni cështjet diskutabile” dhe tani do i lexoj për qytetarët e Malit të Zi.

Në fjalor, sipas tyre fjala SHQIPTAR do të thotë qytetar i Shqipërisë, ai i cili është me origjinë nga Shqipëria.
Të nderuar qytetar të Malit të Zi, unë jam shqiptar, nuk jam qytetar i Shqipërisë, nuk jam me origjinë nga Shqipëria, jam i lindur dhe jetoj në Mal të Zi si shqiptarë AUTOKTON. Kjo është një pjesë nga fjalori e lexuar me shumë vemëndje. Të nderuar, në qoftë se ju mendoni ndryshe, në qoftë se ju mendoni se ne shqiptarët në Mal të Zi, jetojmë njëkohësisht edhe në Shqipëri, besoj se organet shtetërore duhet ta analizojnë dhe të merren me këtë gjë.

SHQIPTARIZIM, do të thotë sipas jush, imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave popujve të tjerë. Kur flasim për procese tjera nuk e definoni si imponim, këtë gjë e bëni vetem në këtë proces.
Më tej, edhe më diskutabile, thoni, cfarë do të thotë të SHQIPTARIZOSH, dhe më tëj jepni shpjegim, edhe pse MALËSORET JANË TË SHQIPTARIZUAR…unë jam MALËSORË por nuk jam i SHQIPTARIZUAR, për arsye se në bazë të kësaj që ju keni shkruar këtu, do të thotë se mua më është imponuar. Përpara thoni se SHQIPTARIZIMI është imponim, unë jam Malësorë por nuk jam i SHQIPTARIZUAR. Thuhet se gjuha e Malësorëve ndryshon nga gjuha standarde shqipe, etj etj.
Më tej për mua edhe një ceshtje tjetër diskutabile kur flisni për partneret tonë më të rëndësishëm dhe definoni AMERIKANIZIMIN, ku në mes tjerash thoni, në kohet moderne përdoret termi Globalizim e cila në të vertet është AMERIKANIZIM, “përzierje e egër në punë të brëndshme”, kështu e definoni Amerikanizimin, në këtë mënyrë besoj as Putin nuk do e definonte.

Të nderuar kolegë, deri sa Akademia e Shkencave dhe Artave të Malit të Zi mendon kështu, për mua, popullin tim, askënd nuk duhet të cudisë fakti i distancës etnike e cila ekziston ndaj shqiptarëve.

Unë do të jap kontributin tim që kjo distancë etnike ndaj popullit tim të zvoglohet dhe me shumë energji, me mjete politike do luftoj kundër kokave boshe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve.
Në rrugëtimin tim, kam dhënë kontribut që paragjykimet kundër shqiptarëve të zvoglohen. Shqiptarët janë popull shtetformues në Mal të Zi, nuk jemi të ardhur në këto troje, nuk jemi imponues, nuk kemi kopijuar asnjë gjë, jemi popull AUTOKTON në këto troje.
Ky Kuvend, përfaqësuesit e popullit, përfaqësuesit e të gjithë popujve të Malit të Zi duhet të denojnë një histeri dhe gënjeshtër të tillë kundër popullit më të vjetër që jëton në këto troje.
Sado që është e rëndësishme seanca e sotme parlamentare, për mua dhe partinë time është më e rëndësishme të mbrojmë popullin tonë nga sulme të tilla brutale dhe në këtë mënyrë ti tregojmë popullit tonë, kur në një mënyrë të tillë të ulët të na sulmojnë, se ka dhe do të ketë kush ti mbrojë.

Falenderoj të vetmen parti politike, SDP, e cila është e vetmja parti politike, që përvec meje ka reaguar dhe ka ftuar që ky fjalor të korigjohet. Gjithashtu dua të falendëroj Jelena Shushanj e cila e ka zbuluar këtë veprim antishqiptar.

Më vjen keq, kam parë fotografi nga promovimi i këtij fjalori, kam vënë re dhe Jevrem Berkoviqin, të cilit i kam lexuar një libër, më duket “DNEVNIK” ku ka shkruar që kur ai e ka pas më së vështiri, ka shkuar për ta mbrojtë Malësorët, Shqiptarët. Për mua është mjaft e cuditshme që nuk ka folur ose nuk i ka kushtuar më shumë vemëndje asaj se cfarë është duke promovuar. Nuk di cfarë të them as për ish shqiptarin që rrinte atje, Zuvdija Hoxhiq, nuk mund ta kuptoj si nuk i kanë parë këto gjëra.

Edhe një hërë ftoj organet shtetërore të reagojnë në mënyrë që këto gjëra, nesër pas 5 vitesh, pas 10 vitesh, fëmija, njerëzit që studiojnë, që shkollohen mos ti mësojnë këto gjëra në mënyrë të gabuar.

Shperndaje