Në QKI ”Malësia”, SHKA “Ramadan Sharkiq” koncert për të gjithë

Me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Mali të Zi, Shoqata Kulturore Artistike “Ramadan Sharkiq” do të mbajë sonte koncert në QKI ”Malësia” në Tuz me fillim në ora 20:00, hyrja është e lirë.

Siç njofton kryetari i kësaj shoqate Emin Axhoviq, para publikut do të paraqiten me koreografi nga Tuzi dhe rrethina e Malësisë.

Ai theksoi se kjo shoqatë këtë vit feston përvjetorin e saj të madh, 70 vjet nga themelimi i saj dhe puna e suksesshme.Shoqata jonë kulturo artistike bashkon një numër të madh të rinjësh dhe denjësisht paraqesim zakonet dhe traditat e këtij rajoni.Ne jemi nga të paktat shoqata kulturore artistike në shtetin tonë që nga themelimi paraqesim trashëgiminë kulturore, zakonet, vallet dhe këngët e të gjithë popujve që jetojnë në Mal të Zi – tha Axhoviq.

Pjesa ceremonial e programit do të hapet nga kryetari i KU Tuz Abedin Axhoviq dhe do të performojë edhe orkestra nga Podgorica ”Zvuci sa Ribnice”/Malësia.ME/Anton Gjokaj

Shperndaje