Nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

.Ministrat e Jashtëm të 28 shteteve anëtare të NATO-s nënshkruan sot në Bruksel protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në aleancë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se nënshkrimi i protokollit është një hap tejet i rëndësishëm për Malin e Zi, pikërisht në momentin kur ky vend të shtunën do të shënojë 10 vetorin e pavarësisë.

Stolltenberg ka theksuar se pas nënshkrimit të sotëm të protokollit, Mali i Zi do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s si vëzhgues. Pasi që të gjitha anëtaret të ratifikojnë protokollin Mali i Zi do të bëhet anëtarja e 29-të ie aleancës. Ai ka vlerësuar se kjo është ditë historike për Naton dhe Malin e Zi por edhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Sespe zgjërimi i NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi vërteton se dyert e aleancës janë të hapura dhe se ky është hap i ri në politikën mjaft të suksesshme në zgjërimin e NATO-s dhe të UE.

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq tha se Mali I Zi është i nderuar me nenshkrimin e protokollit, duke theksuar se NATO në këtë mënyre i ka vlerësuar përpjekjet të cilat Podgorica zyrtare po i bën në miratimin e pjeseve te fundit në rrugën drejt anëtaresimit të plotë.

Gjukanoviq tha se Mali I Zi është i gatshëm të pranojë standardet dhe vlerat e anetareve të NATO-s. Ne duam shtet stabil dhe të zhvilluar në kuader të bashkesisë euroatlantike, duam perparim të shoqerisë tonë e cila do tu jap një shanse të posacme të rinjve.Proceset integruese janë të panderpreshme dhe nuk kanë alternativë, deklaroi Gjukanoviq.

Rusia e ka akuzuar aleancën atlantiko-veriore se po përpiqet të rrethojë atë dhe kombet aleate të Moskës, si Serbia, si dhe është angazhuar se do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare dhe interesat e saj.

Sergei Zheleznyak, një deputet i shquar i Parlamentit rus, tha se vendit të tij do t’i duhet të alternojë marrëdhëniet e saj me Malin e Zi, historikisht aleat i Rusisë, tashmë që vendi ballkanas do t’i bashkohet NATO-s pa zhvilluar më herët një referendum kombëtar.

“Ne duhet të ndryshojmë politikën tonë kundrejt këtij vendi mik”, tha Zheleznyak. “Nëse infrastruktura ushtarake e NATO-s do të vendoset atje, ne do të duhet të përgjigjemi duke kufizuar kontaktet tona në fushat ekonomike por edhe të tjera”. Ndërkohë, zyrtarë të tjerë rusë kanë thënë se Moska duhet të ndalojë disa importe nga Mali i Zi dhe të vendosë sanksione të tjera tregtare.

Ceremonia e nënshkrimit në selinë e NATO-s, për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi, koinçidoi me fillimin e një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës, ndërkohë që edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e nënshkroi dokumentin në emër të Shteteve të Bashkuara.

Shperndaje