Sot në orët e hershme të mengjesit rreth orës 02.00 pas mesnate ka perfunduar seanca në të cilen me shumicë votash janë votuar Lex specialis, shkarkimet e disa ministrave të qeverisë dhe janë bërë emerimet e reja në kabinetin qeveritarë, si dhe me votim të fshehtë është shkarkuar kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq.
Ranko Krivokapiq pas 13 viteve të udheheqjes së Kuvendit të Malit të Zi, me iniciativen për shkarkim të 36 deputeteve të pozites, dhe me fuqinë e votimit të shumicës u shkarkua nga ky post. Për shkarkim e ti kanë votuar 43 deputet, 1 ishte kundër kurse 18 fleta ishin të pavlefshme, të cilat sipas deputetit Andrija Mandiq janë votat e Frontit demokratik të cilet i kanë berë të pavlefshme fletevotimet.
Ndërsa deputetët e SDP, DEMOS,URA dhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj nuk kanë votuar.
Petar Ivanoviq nga DPS është zgjedhur për zëvendëskryeministër gjithashtu për këtë post është zgjidhur edhe Milorad Vujoviq si person jo-partiak me propozim të SDP,URA dhe DEMOS.Kurse Goran Danilloviq është zgjedhur Ministër i Punëve të Brendshme,Rashko Konjeviq Ministër i Financave, Boris Mariq Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Milenko Popoviq, Ministër i Bujqësisë./Malësia.ME/