Cungu përshëndet marrveshjen mes Ramës dhe Bashës – E kemi ndjekur me vëmendje të madhe situatën

Kryetari i Forces dhe i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, përgëzoj përfaqësuesit e partive kryesore të Shqipërisë për arritjen e marrëveshjes së shumëpritur mes mazhorancës dhe opozitës.

Ne shqiptarët e Malit të zi e kemi ndjekur me vëmendje të madhe situatën e tensionuar në Shqipëri dhe jemi të gëzuar që kjo marrëveshje do ta nxjerri vendin prek krizës politike dhe do ta kthej në normalitet institucional.

Po ashtu dëshiroj të uroj shqiptarët e Maqedonisë për faktin që lideri i opozitës maqedonase më në fund mori mandatin për të formuar qeverinë e re me partitë shqiptare duke mundësuar daljen e vendit nga tensioni shumëvjeçar politik.

Jam i vetëdijshëm se disa shqipfolësave që jetojnë në Mal të Zi iu pengon që unë bëj këto deklarata të solidaritetit kombëtar për bashkombasit që jetojnë në shtete të tjera. Mirëpo le ta dinë që Forca e Re Demokratike është parti politike shqiptare dhe që gjendjen e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi e kudo tjetër, e kemi në themel të programit të saj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!